Minutat e fundit të jetës së Triumf Rizajt i ka rrëfyer në gjykatë të mërkurën shoku i tij Gazmend Hoti.
Ani pse në dëshminë e tij Hoti nuk ka inkriminuar asnjë njëri në vrasjen e mikut të tij të ngushtë, siç i është referuar vazhdimisht ai Triumf Rizës, dëshmia e tij ka sjellë informata për problemet me të cilat po përballej Riza pak para se të vritej dhe për njerëzit që, sipas Hotit, po ia shkaktonin ato probleme.
Në seancën e dytë, pasi lënda është kthyer në rigjykim për të akuzuarin Enver Sekiraqa, ishte planifikuar që në cilësi të dëshmitarëve të intervistoheshin edhe tre persona të tjerë. Por Gjykata në arsyetimin e saj ka thënë se nuk kanë arritur të gjenin adresën e babait dhe vëllait të Triumfit, e as të hetuesit që ishte planifikuar të intervistohej të mërkurën.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I