Mbi 150 mjekë specialistë të fushave të ndryshme janë të papunë në Kosovë ndonëse të njëjtit kanë përfunduar 10-12 vjet shkollim superior, duke e përfshirë këtu Fakultetin e Mjekësisë, që zgjat 6 vjet dhe 4-6 vjet të tjera specializim varësisht prej drejtimit që kanë përfunduar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Për shkak të mungesës së perspektivës në vend, pasi thuhet se ka pasur raste kur specialistët kanë pritur 2-3 vjet derisa të hapen konkurset dhe të punësohen në institucionet publike shëndetësore, shumë mjekë po e braktisin vendin, duke shkuar kryesisht në Gjermani, ku ka kërkesa të vazhdueshme për punësimin e tyre e madje edhe me paga shumëfish më të larta se në Kosovë.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur ditë më parë për medie se vetëm brenda 3 muajve 90 mjekë kanë ikur nga Kosova dhe një largim i tillë i mantelbardhëve përbën një situatë shqetësuese për vendin.
“Brenda tre muajve më shumë se 90 mjekë kanë shkuar në perëndim. Kjo është tejet shqetësuese, kjo është me të gjitha barrierat që ekzistojnë për udhëtim të lirë edhe ne kemi frikë se do të arrijmë kur një mjek në ditë do të largohet nga Kosova”, thotë Sejdiu.
Kryetari i Federatës Sindikale të Kosovës, Blerim Syla, ka konfirmuar për “Zërin” se janë rreth 150 mjekë specialistë në Kosovë që janë të papunë.
“Vlerësohet se janë mbi 150 mjekë specialistë që janë të papunë. Kjo nuk është normale, pasi mjekët që përfundojnë shkollimin duhet të punësohen. Thonë që secili mjek specialist punësohet, por një gjë e tillë nuk ndodh pasi që nuk hapen konkurset shpesh dhe kuadrot e specializuara po mbesin pa punë, prandaj po detyrohen të ikin nga Kosova”, ka thënë Syla për “Zërin”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...