Google ADS

Ekstradohet i dyshuari që i morri jetën gazetares bullgare

00:17 | 18 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Gjermania ka ekstraduar një person të dyshuar për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova.

Severin Krasimirov u arrestua javën e kaluar në qytetin gjerman Stade, pranë Hamburgut, transmeton portali arbresh.info

Ministri i brendshëm i Bullgarisë tha se ADN-ja e Krasimirov u përputh prova që u gjetën nga vendi i ngjarjes.

Gazetarja Marinova u sulmua gjatë vrapimit në një park në qytetin e saj të lindjes në Ruse me 6 tetor. Ajo u përdhunua, u rrah dhe më pas u mbyt.

Prokurorët bullgarë kanë thënë se nuk ka prova për të sugjeruar se sulmi ishte i lidhur me punën e saj.

Ajo është gazetarja e tretë e profilit të lartë që vritet në BE gjatë këtij viti.

Së fundmi ajo kishte organizuar një program televiziv në të cilin dy gazetarë hulumtues diskutuan mbi mashtrimet e e supozuara që përfshijnë fondet e BE dhe biznesmenët dhe politikanët e shquar.

Bullgaria renditet 111 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit,  vlerësimi më i ulët i çdo shteti anëtar të BE-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme