Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se skandalet e keqqeverisjes në vend vetëm sa janë shtuar që nga publikimi i Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Sot kur janë bërë gjashtë muaj që nga publikimi i këtij raporti për periudhën tetor 2016-shkurt 2018, Kurti ka thënë se në shtetin e kapur, qeveria nuk është as e popullit dhe as për popull.
Tutje i pari i Vetëvendosjes ka përmendur edhe disa nga vlerësimet e këtij raporti që kishin të bënin me administrimin publik, gjyqësorin, korrupsionin e shumë zhvillime të tjera në vend.
Postimi i plotë i Kurtit:
Midis shifrave që flasin dhe fjalëve që deshifrohen
Sot u bënë gjashtë muaj nga publikimi i Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën i cili mbulonte periudhën tetor 2016 – shkurt 2018. Prapambetja institucionale dhe mjerimi social vetëm sa janë rritur që prej atëherë.
Sepse, skandalet e keqqeverisjes vetëm sa janë shtuar që prej atëherë. Raporti dominohej nga vlerësime si këto: politizim i vazhdueshëm i administratës publike, gjyqësor i nënshtrueshëm ndaj ndikimit politik, mungesë profesionalizmi, kredibiliteti e përkushtimi të gjykatësve e prokurorëve pa asnjë rast të shkarkimit të tyre, korrupsion gjerë i përhapur, asnjë progres në adresimin e çështjeve mjedisore, emërime të tepërta e në rritje të pjesëtarëve të qeverisë, mungesë e transparencës dhe llogaridhënies së qeveritarëve, moszbatim i komasacionit të tokës, zona ekonomike dhe parqe industriale pa plan dhe pa analizë, sektor i sigurimeve me mbikëqyrje të dobët, pa përmirësim në cilësinë e arsimit dhe në hendeqet e shkathtësive në tregun e punës, edhe shpenzime shumë të ulta për nxënës edhe faturë e përqendruar te pagat, aspak buxhet për hulumtime shkencore, rritje e deficitit tregtar etj.etj. Raporti përmbante edhe shifra si këto: shkalla e kujdesit të hershëm fëminor është vetëm 4,4% kurse e regjistrimit në parashkollor 33,9%, shkalla e përgjithshme e punësimit është 30%, vetëm 13% të grave kanë punësim formal, vetëm 29% të të punësuarve kanë kontrata të përhershme pune, shkallë e lartë e papunësisë prej 26,7% te të diplomuarit e arsimit të lartë, papunësia te të rinjtë plot 51,6% ndërkaq 11% e fëmijëve të angazhuar në punë, rritje e aksidenteve në vend të punës prej të cilave 14 nga 50 ishin fatale etj. etj.
Në shtetin e kapur, qeveria nuk është as e popullit dhe as për popull.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...