Dardan Molliqaj, deputet i Partisë Socialdemokrate, thotë se lejimi i importimit të veturave deri në 15 vjet të vjetra, do të sjellë përfitime për kompaninë që do të marrë përsipër vendosjen e standardit Euro 4 në veturat që vijnë pa të në Kosovë.
Sipas tij, përfitues nuk do të jetë shteti, por pozita po synon t’i sjellë fitime një kompanie private, apo kompanisë Devolli që tash merret me homologim të veturave.
“Ideja është që me ia vendosë standardin Euro 4 edhe veturave që s’e kanë. Do të thotë e blen veturën lirë, dhe me 200 euro ekstra ia vendos standardin Euro 4. Por kush është përfituesi më i madh, kompania ekzistuese e homologimit ose ajo e re që do t’i ndahen paramendojeni për çdo veturë që s’ka këtë standard nga 200 euro. Ne e dimë çfarë përfituesi i madh është kompania Devolli që ka homologimin dhe ka monopol. Krejt ky çmim i lartë që mbahet në mënyrë arbitrare, jo prej konkurrencës dhe tregut, imponohet nga institucionet e shtetit për me e marrë një kompani private, pra nuk e merr shteti”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?