Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është projekti më strategjik për vendin dhe zhvillimin ekonomik të tij.
Lluka ka thënë në televizionin T7, se ky termocentral nuk është i shtrenjtë, madje sipas tij Bullgari një Termocentral të tillë e ka ndërtuar më shtrenjtë.
“ Nuk është i shtrenjtë. Në Bullgari një Termocentral i tillë kushtoi më shtrenjtë dhe kjo tregon se për shtetin tonë ndërtimi i tij është në kushte normale”, ka thënë Lluka.
Ai ka thënë se Termocentrali nuk do të ndërtohet me para të buxhetit të Kosovës. Lluka ka treguar se parat do të gjinden nga investitorët.
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim