Google ADS

Policia turke heton rezidencën e konsullit saudit

19:43 | 17 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Hetuesit turq kanë hyrë në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll për të mbledhur më shuëm prova rreth zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Zyrtarët turq dyshojnë se gazetari saudit u vra gjatë një vizite në konsullatën saudite me 2 tetor, transmeton portali arbresh.info

Konsulli, Mohammed al-Otaibi, u kthye në Riad të marten dhe më këmbëngulje ka mohuar se di mbi fatin e gazetarit.

Yeni Safak, i cili është i afërt me qeverinë, e citon atë si duke u thënë agjentëve të dyshuar sauditë të dërguar në Stamboll: “Bëni këtë jashtë, me mua do të keni telashe”.

Detajet e tmerrshme mbi vdekjen e dyshuar të gazetarir janë shfaqur në një numër të madh mediash.

Në Uashington, Presidenti Trump thotë se administrata e tij ka kërkuar të dëgjojë regjistrimin audio – “nëse ekziston”.

“Dua të zbuloj se çfarë ndodhi, ku ishte faji,” u tha ai gazetarëve.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë idenë se po mbron sauditët, të cilët konsiderohen aleatë të SHBA-ve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme