Google ADS

Ahmeti: Importi i makinave të vjetra nuk na lejon të luftojmë ndotjen e ambientit

18:19 | 17 Tetor 2018
M. A.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti konsideron se një prej ndotësve kryesor të ambientit janë makinat.

Sipas tij, vendimi i komisionit parlamentar për ta rekomanduar ndryshimin e ligjit për importimin e automjeteve duke lejuar importimin e makinave që janë 15 vite të vjetra shkon në kundërshtim me zotimet se do ta luftojmë ndotjen.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Një prej ndotësve kryesorë në Prishtinë janë makinat. Vendimi i komisionit parlamentar për ta rekomanduar ndryshimin e ligjit për importimin e automjeteve duke lejuar importimin e makinave që janë 15 vite të vjetra shkon në kundërshtim me zotimet se do ta luftojmë ndotjen.

Ngritja e zërit vetëm kur ballafaqohemi me pasojat e asnjëherë me shkakun është e pamjaftueshme. Duhet që me cdo kusht ta ndalojmë këtë vendim të dëmshëm për shëndetin tone.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme