Google ADS

Kosova e Kroacia pajtohen të bashkëpunojnë më shumë në drejtësi

17:47 | 17 Tetor 2018
Arbresh.info

Kosova dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy shteteve në kuadër të fushës së sundimit të ligjit.
Ky është konkludimi që doli pas takimit që pati kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, në takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviç.

“Kryesuesi Isufaj ka falënderuar Ambasadoren Kapitanoviç për mbështetjen e vazhdueshme që shteti kroat i ka dhënë sistemit prokurorial kosovar, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok ndërshtetëror. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan që një sistem prokurorial efikas dhe efektiv është faktor kyç në fuqizimin e shtetit ligjor dhe është në shërbim të plotë të qytetarëve, andaj angazhimi për këtë qëllim është synim i përbashkët”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme