Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen “Babalja”.
Hoxha u paraqit rreth orës 09:30 në Prokurori dhe do të japë sot llogari për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje.
Hoxha thuhet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.
Në prokurori do të shkojë edhe deputeti Taulant Balla, i cili ka lajmëruar se do të bëjë edhe një padi.
Një ditë më parë, Krimet e Rënda pyetën Ardi Veliun, i cili dha llogari për deklaratën e Alizotit, ku ky i fundit pretendon se drejtori i Policisë së Shtetit e kishte çuar me makinë në prokurori./Top Channel
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos