Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani dhe anëtari i këtij komisioni Dukagjin Gorani janë përplasur gjatë shqyrtimit të Raportit të Qeverisë për dialogun.
Derisa Gorani kritikonte shqyrtimin e këtij raporti duke thënë se po fliten ato gjëra të cilat dihen e që janë thënë edhe më parë.
Gorani u shpreh kundër votimit të raportit dhe rekomandimeve të komisionit. Ndërsa Osmani i tha se askush po i detyron të votojë. Më tej Osmani e akuzoi Goranin se dikush po dëshiron të heshtë cështjen e dialogut me Serbinë.
Osmani poashtu është përplasur me deputeten e AAK-së Time Kadrijaj pasi kjo e fundit i tha se a e ka pyetur shefin e partisë (Isa Mustafën) për t’i dhënë këto kritika për dialogun. Ndërsa Osmani iu përgjigj duke thënë se ajo nuk funksionon në këtë formë dhe se shef e ka vetëm popullin që e ka votuar./Zëri/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...