Mesfushori belg është transferuar këtë verë te zikaltërit.
Radja Nainggolan rrëfen se nuk ka qenë dëshira e tij që të largohej nga Roma, por klubi kishte vendosur ta shiste pa e pyetur fare.
“Ninxha” tregon se Roma kishte dashur ta shiste jashtë Italisë, por ai nuk ka pranuar dhe më pas ka ardhur oferta nga Interi e cila e ka bindur për të nënshkruar me zikaltërit.
“Nuk ka qenë faji im. Ata bën gjëra pa më thënë fare dhe nuk erdhën të flisnin përballë si burrat”, ka thënë Radja. “Roma kishte ndërhyrë në transferimin tim, madje kishin marrëveshje me një klub të huaj por që nuk do ta pranoja kurrë. Më trajtuan si të parëndësishëm, duke vepruar pas shpinës sime”.
“Më ka telefonuar Spalletti në atë moment dhe nuk jam menduar shumë”.
“Interi është një ekip i organizuar mirë, sepse te Roma presidenti vinte një herë në vit”, është shprehur ai
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...