Lista Serbe po kërkon që në Ligjin për festat zyrtare, 28 qershori që njihet si festa e Vidovdanit, të jetë festë zyrtare. Këtë kërkesë kjo parti e bëri të ditur në Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje lokale dhe Media, kur po shqyrtoheshin në parim ndryshimet e Projektligjit për festat zyrtare, raporton Ekonomia Online.
Ky propozim u kundërshtua nga kryetari i këtij komisioni, Nahit Hasani, pasi sipas tij, ky komision nuk ka të drejtë ta bëje një gjë të tillë. Ai madje propozoi që Dita e Evropës të hiqet si festë bashkë me atë të ditës së punës.
Ndaj këtij kundërshtimi reagoi propozuesja e Listës Serbe, Jasmina Zikoviq, e cila deklaroi se kështu nuk po respektohen të drejtat e komunitetit serb në vend dhe se me këtë nuk po e provokojnë askënd.
Me mendimin e Hasanit u pajtua edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, i cili këtë propozim e quajti propozim të pastër të Listës Serbe.
Madje ai tha se kjo parti bashkë me VV-në nuk po e njohin shtetin e Kosovës, prandaj një propozim i tillë iu duket absurd.
“S’kam asgjë kundër festave serbe. Vetëm sa nuk kemi bërë festë për syneti. VV dhe Lista Serbe nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Është shumë provokative dhe tepër fyese për shqiptarët që jetojnë në Kosovë kur bashkëqytetarët e tu vijnë në Kosovë me fotografi të Millosheviqit”.
“Ju na i keni vra një numër të madh të qytetarëve edhe ne pak. Nuk kemi pas mundësi më shumë se ‘suxhuk’ iu kishim bo”, tha ai.
Zekës iu kundërpërgjigj deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, duke reaguar për faktin se pse partinë që ai e përfaqëson ia krahasoi me Listën Serbe.“Nuk është aspak e hijshme me e krahasua Vetëvendosjen me Listën Serbe”.
I të njëjtit mendim ishte edhe Imet Rrahmani nga LDK-ja, i cili deklaroi se nuk e voton amendamentin e shtimit të kësaj feste në listën e festave zyrtare.
Edhe deputeti i AAK, Rasim Selmanaj e ka kundërshtuar futjen e 28 qershorit si festë zyrtare.Kjo çështje u përcoll për në Kuvend, me vërejtjen që si komision parlamentar nuk e përkrahin datën e 28 qershorit të shënohet si festë memoriale./EO/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...