Kryeministri Zoran Zaev përmes një video-fjalimi me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftën kundër varfërisë, thekson se shteti duhet t’i jep fund rrethit të varfërisë, që sipas tij, trashëgohet gjeneratë pas gjenerate.
Në këtë kontekst Zaev thotë se 11 mijë amvisëri do të marrin ndihmë sociale të garantuar, përkrah 26 mijë tjerave të cilat e kanë këtë të drejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Familjet me fëmijë dhe me të ardhura të ulëta do të kenë qasje më të lehtë për shtesa fëmijërore. Presim që numri i fëmijëve që do ta kenë këtë të drejtë të jetë mbi 70 mijë denarë, për dallim nga 3200 të tani e kanë këtë të drejtë. Zhvillimi i hershëm i fëmijëve është kyç dhe në këtë duhet të investojmë, që më pas t’i kthehet në jetë”, thotë Zaev.
Ai shton se kategoritë e pambrojtura të fëmijëve do të kenë mundësi të kyçen në institucionet për kujdesie dhe arsim.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...