Ish-kryenegociatorja e dialgout Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se qysh në vitin 2014-të Kosova ka dërguar një letër në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të pranuar petenicionin me 115000 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës për drejtësi ndërkombëtare për gratë viktima të luftës.
Por sipas saj ende askush nga OKB nuk kanë treguar gatishmërinë për të sjellë drejtësinë ndaj kësaj shoqërie, njofton Klan Kosova.
Këto reagime ish – shefja e negociatave mes Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri, i bëri pas rrëfimit të të njërës nga të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, për të cilën tha se e mbështet fuqishëm sikurse dhe 20 mijë të tjerët që përjetuan ngjarje të tilla:
”E dashur Vasfije, sot Kosova dhe gjithë shqiptarët janë krenarë me ju – me kurajon tuaj për të rrëfyer tragjedinë personale të shkaktuar nga gjenocidi serb kundër shqiptarëve, gjatë luftës në Kosovë.
Drejtësia vonohet por vjen një ditë dhe kriminelët do ta marrin dënimin e merituar.
Ne gjithë shqiptarët jemi me ty dhe gjithë 20000 gratë që pësuan gjatë luftës. Ne vitin 2014, ne organizuam peticionin për drejtësi ndërkombëtare për gratë viktima të luftës, të cilin e nënshkruan 115000 qytetarë të Kosovës.
Ju drejtuam me letër OKB-së Sekretarit Gjeneral për ta pranuar këtë peticion.
Ndonëse ende nuk kanë treguar gatishmërinë, një ditë do të detyrohen ta pranojnë këtë peticion dhe të angazhohen për të sjellë drejtësinë. Do të jemi me ju, do jemi zëri juaj, sepse vetëm së bashku mund t’i zbusim plagët e luftës.
Sot ju shkruat një faqe të re në historinë tragjike të Kosovës dhe shqiptarëve. Liria dhe pavarësia që kemi sot, ka lindur nga lufta e sakrifica e shqiptarëve, të cilën ju e treguat me shembullin tuaj, me një qëndrim të veçantë emocional – të tillë që na bëri të gjithëve në sallë të përlotemi por të ndjehemi të fortë siç ishe ti e fortë. Respekt përherë!”./klankosova/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë