Nikki Haley i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në të cilën ka kërkuar që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova.
Në të njëjtën ditë kur njoftoi për tërheqjen e saj nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në të cilën ka kërkuar që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova.
Sipas “B92”, letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë kur Kaley kishte njoftuar se tërhiqet nga roli i përfaqësimit të Amerikës në OBK, transmeton lajmi.net.
Letra i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Antonio Guterres.
Në dokumentin e publikuar, Haley mbështet përpjekjet e Guterres për arritjen e paqes në botë por edhe përmendi faktin se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka sjellë shembull të misionit të suksesshëm në zgjidhjen e konfliktit.
“Suksesi i Kosovës i theksuar me dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë duhet të jetë arsye për festë dhe simbol i arritjes së madhe nga Kombet e Bashkuara në përpjekjet për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë”, shkruan në letrën e saj, transmeton lajmi.net.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet