Google ADS

Ministria e Drejtësisë padit Komunën e Vushtrrisë

09:16 | 17 Tetor 2018
V. S.

Ministria e Drejtësisë ka paditur Kuvendin e Vushtrrisë për shkak se nuk ka përfillur rekomandimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që femrat të përfaqësohen me 50 për qind në Komitetin për Politikë e Financa

Ndonëse Ligji për Vetëqeverisjen Lokale e thotë qartë se në të gjitha organet e kuvendeve të komunave duhet të ketë 50 për qind përfaqësim të femrës, sipas Ligjit për Barazi Gjinore, Komuna e Vushtrrisë, e Prishtinës, e Dragashit, e Malishevës dhe e Deçanit kanë shkelur ligjin.

Në këto komuna në vend se të jetë 50 për qind, femra në organet e legjislativit lokal është përfaqësuese me vetëm 30 për qind.

Këto komuna madje nuk kanë përfillur as urdhëresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, e cila ka urdhëruar komunat që t’i ndryshojnë përbërjet e Komitetit për Politikë e Financa, në mënyrë që femra të përfaqësohet me 50 për qind, shkruan gazeta Zëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme