Aleksandar Vuçiq ka biseduar nëpërmjet telefonit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar nëpërmjet telefonit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili i ka thënë se mbështet çdo marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve në dialogun me Kosovën, ka njoftuar kabineti i presidentit të Serbisë.
Erdogan ka theksuar se pret që Vuçiq të jetë mysafir i tij në kremtimin e Ditës së Turqisë më 29 tetor, kur edhe do të hapet aeroporti i tretë në Stamboll, transmeton lajmi.net.
Ata po ashtu janë pajtuar që deri atëherë “të nënshkruhen marrëveshjet e para të ndërtimit të rrugëve të reja në Serbi, sidomos në destinacionin Novi Pazar – Tutin”.
“Të dy krerët janë pajtuar që menjëherë të fillojnë përgatitjet për vizitën e Erdoganit në Serbi gjatë vitit 2019”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton