Për të dytën herë këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, u ngjit në shkallët e mitikut “Azteka” në Meksikë për të performuar para mijëra fansave të saj këtë të premte.
Artistja u prit me ovacione nga publiku meksikan dhe i këndoi të gjitha hitet e saj, por teksa koncerti po shkonte drejt përfundimit dhe kënga “La bicicleta” ishte në sfond, një djalë vrapoi drejt skenës dhe shkoi drejt Shakirës për t’i dhënë një përqafim.
Menjëherë ndërhynë sicurity nga stafi i Shakirës, që vrapuan të ndalnin djalin me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, i cili iu afrua më shumë seç duhej këngëtares.
Por kur u mendua se fansi do e humbiste shansin të kishte kontakt fizik me të, Shakira e ç’tensionoi situatën duke larguar rojet e sigurisë dhe i dhuroi një puthje (në faqe) dhe një përqafim të përzemërt adhuruesit të këngëve të saj.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...