Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se sa i përket Prishtinës së Re është bërë një shpallje e zonës në interes të veçantë për qytet administrativ.
“Më shumë se dy të tretat e kësaj prone, që në momentin aktual kur po flasim janë 700 hektarë janë pronë shoqërore, janë pronë publike, disa janë prona komunale, disa janë prona në menaxhim të AKP-së dhe të tjerat janë prona private”, tha Matoshi në RTV21, duke shtuar që pronat private nuk do të shpronësohen.
Ai shtoi se kërkohet që të bëhet një plan rregullues urbanistik i asaj pjese ku do të vendoset administrata e ardhshme shtetërore.
Matoshi tha se në 700 hektarët që janë pronë shtetërore nuk ka prona të familjes së ngushtë të Behgjet Pacollit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dje bëri publik emrat e ministrave të rinj që ai ka propozuar.
Për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ai tek kryeministri Haradinaj ka dërguar emrin e Fatmir Matoshit.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad