Presioni vazhdon të rritet ndaj trajnerit Joachim Low pas një tjetër disfata që pësoi Gjermania në UEFA Ligë të Kombeve.
“Die Mannschaft” qëndrojnë në fund të tabelës në grupin A pas dy disfatave radhazi – kundër Holandës dhe Francës sonte (e martë), transmeton portali arbresh.info.
Gjermania mori epërsinë me një penalti nga Toni Kroos në pjesën e parë por rezultati i barazua pas dy golave që shënoi sulmuesi i Atleticos, Antoine Griezmann (62′) (81′).
Fatkeqësisht, kjo është disfata e gjashtë e tyre në vitin 2018 dhe kjo është hera e parë që Gjermania ka humbur një numër kaq të madh të ndeshjeve brenda një viti kalendarik.
Ata më parë kanë humbur deri në pesë ndeshje, në vitin 1985 dhe 1956./arbresh.info/
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës