Kampioni në fuqi i botës ka përforcuar kreun me fitoren mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Gjermanisë.
Franca mposhti me përmbysje Gjermaninë duke fituar me rezultat të ngushtë 2 me 1 për të siguruar një vend në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kombeve, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Joachim Low zhbllokoi e para rezultatin duke kaluar në avantazh për 1 me 0 përmes Toni Kroos që realizoi nga penaltia derisa po zhvillohej minuta e 14′.
Mirëpo, francezët barazuan gjithçka pas një ore lojë në stadiumin Stade de France. Sulmuesi i Atleticos, Antoine Griezmman shënoi me kokë për 1 me 1 pas asistimit të bukur nga Lucas Hernandez.
Derisa po zhvillohej minuta e 81′, kampioni i botës fitoi një goditje nga pika e bardhë pas një ndërhyrje të palejueshme që u bë ndaj Blaise Matuidis në zonën e rreptësisë.
Griezmann ekzekutoi goditjen duke dërguar në avantazh skuadrën e tij në përballjen direkte me portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer.
Franca me shtatë pikë qëndron në krye të grupit të parë në Ligën A, ndërsa Gjermania ka humbur plotësisht shpresat për të vazhduar tutje./arbresh.info/
Shikoni golat:
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele