Baballarët që pijnë duhan mund të dëmtojnë trurin e fëmijëve të tij, madje edhe të nipërve dhe mbesave, sugjeron një studim i fundit.
Shkenca ka gjetur prova se ekspozimi ndaj nikotinës shkakton ndryshime kimike në gjenet kryesore të spermës, transmeton portali arbresh.info
Studimi i kryer në minjë, ka gjetur kafshët që iu ishin ekspozuar nikotinës kishin më shumë probleme me trurin sesa ato që nuk ekspozoheshin ndaj nikotinës.
Përderisa baballarët nuk shfaqin pasoja ndaj nikotinës, pasardhësit e të dy gjinive shfaqën simptoma të hiperaktivitetit, mungesës së vëmendjes dhe mosfuksilimit mendor.
Analiza zbuloi prova të “ndryshimeve epigjenike”, ndryshime që prekin aktivitetin e gjenit ,në spermatozoidin e minjve të ekspozuar nga nikotina origjinale.
Dr Pradeep Bhide, nga Universiteti Shtetëror i Floridës në SHBA, tha: “Fakti që meshkujt pinë duhan më shumë se gratë, i bën efektet tek meshkujt veçanërisht të rëndësishëm nga perspektiva e shëndetit publik. Gjetjet tona nënvizojnë nevojën për më shumë kërkime mbi efektet e pirjes së duhanit nga ana e babait, në raport me shëndetin e fëmijëve”.
Gjetjet janë botuar në revistën “Public Library of Science Biology”./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...