Ambasada Franceze sjell në Kosovë shkrimtarin dhe përkthyesin francez Mathias Enard

21:20 | 16 Tetor 2018
Arbresh.info

Ambasada Franceze ka sjellë në Kosovës shkrimtarin dhe përkthyesin francez Mathias Enard.

Në zyret e Aleancës Franceze në Prishtinë, shkrimtari i njohur francez, Mathias Enard, ka ardhur nga Franca për të takuar të rinj nga Prishtina të cilëve iu ka dhuruar librat të nënshkruara nga ai.

Mathias Enard u shpreh se ndihet shumë i lumtur që ndodhet në Kosovë dhe po promovon librin e tij.

“Jam tejet i nderuar dhe i lumtur që jam këtu në Kosovë për herën e parë”, ka thënë ai.

Mathias në bashkëbisedim me të pranishmit tha se ka shkruar për luftën por edhe për dashurinë.

“Kam shkruar shumë për luftën por kam shkruar edhe për dashurinë”, është shprehur ai.

Mathias është shkrimtar i njohur francez. Ai ka pesë romane të përkthyera në gjuhën shqipe.

Shtëpia botuese i ka dhuruar falas këto libra. Librat janë: ‘Compass’, ‘Street of Thieves’, ‘Parle-leur de batailles, de rois et delephants’, ‘Zone’, ‘La Perfection du tir’.
Mathias është në Kosovë për dy ditë./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/477974902689588/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme