Limaj përkujton heroin e Kombit, Adrian Krasniqi

19:27 | 16 Tetor 2018
M. A.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heroin e Kombit, Adrian Krasniqi në 21 vjetorin e rënies së tij.

Limaj ka thënë se Adrian Krasniqi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtarë, deri në flijim për Lirinë e Kosovës.

Kosova, thotë Limaj, do t’i nderojë për jetë e mot të gjithë dëshmorët dhe martiret e kombit!

Statusi i plotë i Limajt:

Në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me pietet të lartë heroin e Kombit, luftëtarin e madh për lirinë e atdheut, Adrian Krasniqin. Adrian Krasniqi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim për lirinë e Kosovës. Kosova do t’i nderojë për jetë e mot të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.
Lavdi jetës dhe veprës të heroit, Adrian Krasniqit!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
FL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme