Google ADS

Zbulohet shuma që UFC i ofroi Khabibit për ri-meç me McGregorin

17:40 | 16 Tetor 2018
Arbresh Info

Kampioni rus në UFC, Khabib Nurmagomedov thuhet se ka refuzuar një shumë madhështore prej 15 milionë për tu ripërballur me superyllin irlandez Conor McGregor duke kthyer vëmendjen në meçin ndaj Tony Fergusonit.

Derisa e ardhmja e Khabib Nurmagomedovit në UFC është në dyshime pavarësisht se është diskutuar shkarkimi i mundshëm i shokut të tij dhe mësuesit Zubayra Tukhugoc, për shkak të përfshirjes së tij pas ndeshjes në një përleshje me Conor McGregorin dhe ekipin e tij, spekulimet vazhdojnë të shtohen rreth opsioneve të mundshme në karrierën e luftëtarit pa humbje, transmeton portali arbresh.info.

Reperi amerikan 50 Cent i ka ofruar 2 milionë luftëtarit nga Degestani për të kaluar në promovimin më të madh në MMA të njohur si  Bellator, ndërkohë që meçi në boks ndaj Floyd Mayweatherit është përmendur gjithashtu.

Duke marrë parasysh që kalimi te Bellatori duket i pamundshëm për shkak të nivelit e kompeticionit në promovime dhe aspektit më pak fitimprurës, thashethemet për një periudhë në boks së fundmi janë ngjallur nga babai i Khabibit dhe trajneri, Abdulmanap Nurmagomedov, si dhe Mayweather vetvetiu.

Por, pavarësisht thashethemeve rreth një largimi nga UFC, 30-vjeçari Nurmagomedov ka një meç që është përshkruar gjatë si një “biznes i papërfunduar”. Bëhet fjalë për një përballje në pesha të lehta me Tony Fergusonin, transmeton portali arbresh.info.

Ferguson është në formë impresive me 11 fitore radhazi dhe në të kaluarën është përcaktuar katër herë meçi ndaj Nurmagomedovit. Meçet janë anuluar dy herë për shkak të gjendjes shëndetësore të Fergusonit dhe dy herë për shkak të probleme të njëjta që ka pasur Nurmagomedovi.

Përkushtimi i Khabibit në përballjen me Fergusonit është konfirmuar nga daja i tij, Alex Nurmagomedov.

“Khabib nuk është i interesuar (për ripërballjen me McGregorin), ai nuk do të luftoj për çfarëdo shume”, ka thënë ai për gazetën ruse ‘Sport Express’.

“E di se ata i kanë ofruar atij një ri-meç. Ata kanë ofruar menjëherë 15 milionë dollarë. Por, Khabib ka thënë ‘jo’. Conor duhet të kthehet në linjë, të luftoj me të tjerët. Khabib dëshiron të luftoj me Fergusonin”

Por, edhe pse Nurmagomedov ende shpreson të luftoj në UFC, daja i kampionit në pesha të lehta ka përmendur gjithashtu mundësinë për një pensionim të hershëm./arbresh.info/

Të ngjashme