Në kuadër të muajit botëror për ngritje të vetëdijes në fushën e sigurisë kibernetike, në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot është mbajtur takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, ku është diskutuar për sfidat dhe problemet në këtë fushë për Republikën e Kosovës. |
Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme, Abduselam Shkodra ka thënë se ka kërkuar angazhim në realizimin e aktiviteteve të planifikuar për këtë vit.
“Në cilësin e koordinatorit kombëtar të Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike, vlersuam punën që kanë bërë institucionet në implementimin e planit të veprimit të strategjisë 2016-2019, kërkova njëkohësisht angazhim në realizimin e aktiviteteve të planifikuara për këtë vit. Po ashtu njoftova të pranishmit më disa nga aktivitetet e ndërmarra nga MPB në kuadër të muajit për ngritje të vetëdijes në fushën e sigurisë kibernetike, duke i njoftuar edhe më takimet e zhvilluara më organizatat ndërkombëtare të interesuara për të ndihmuar në këtë fushë. Gjatë takimit të gjitha institucionet përfshirëse në Këshill, raportuan për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të planit të veprimit për implementim të strategjisë”, ka thënë Shkodra./Arbresh.info
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...