Ylli televiziv, Kim Kardashian, bashkëshortja e reperit të njohur Kanye West, është tronditur nga deklarimet e burrit të saj se ai do të ketë me të një total prej shtatë fëmijësh.
Këto deklarime Kanye West i dha gjatë një bisede me presidentin e Ugandës, Yoweri Museveni, por se sipas mediave të huaja Kim ka mbetur e shtangur dhe e befasuar nga deklarimet e burrit të saj, njofton klan kosova.
37 vjeçarja madje i është përgjigjur burrit të saj duke thënë ”Jo falemnderit!”, pasi ajo nuk do që të jetë nënë e shtatë fëmijëve.
”Nuk më pëlqen të kem shtatë fëmijë”, ka thënë tutje Kim Kardashian.