Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka folur për të përditshmen spanjolle “El Pais”, i cili mori pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të Unionit të Mesdheut. Ai shpreson që pasi Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje, pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovë, do ta rivlerësojnë qëndrimin e tyre.
“Qëndrimi i gjithë Bashkimit Evropian kur flasim për ballkanikët është se ne ose dhurojmë stabilitet ose marrim destabilitet”, ka thënë Hahn, kur është pyetur nëse Spanja po shton pengesa në stabilitetin e Ballkanit duke qëndruar kundër njohjes së Kosovës.
Përvojat na tregojnë se paqja dhe stabiliteti afatgjatë në Ballkan arrihet vetëm nëse shohim kah perspektive evropiane. Ne kemi pulbikuar strategjinë për Ballkanin në muajin shkurt Aty kemi treguar se vetëm vendet që janë në gjendje të zgjidhin problemet mes vete do të pranohen si anëtarë të ri të BE’së”, ka shtuar Hahn.
Hahn e quan kyçe për rajonin e Ballkanit një marrëveshje që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Sipas Hahn, pasi të arrihet kjo marrëveshje, pesë vendet e BE’së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës, do të rishikojnë qëndrimin e tyre.
“Unë shpresoj që pas marrëveshjes do të jemi në atë situatë kur 5 vendet që nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës, do ta studiojnë këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e pastaj të marrin vendim”, ka thënë komisioneri Hahn për El Pais. /Express/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...