Google ADS

I mbijetuari tregon sherrin para ngjarjes në Mat

14:35 | 16 Tetor 2018
Arbresh.info

I mbijetuari i masakrës në lokalin në Mat, Astrit Hani, i cili mori dy plumba nga breshëria e automatikut të Kujtim Koxhës, ka deklaruar se mes autorit dhe viktimës, Erzen Aliaj, kishte pasur një debat rreth gjysmë orë para ngjarjes.

“Parkuam mjetet pranë lokalit të Qazim Karrosit dhe para se të hanim drekë po riparonim një defekt. Kujtim Koxha u afrua aty dhe pyeti Erzen Aliajn se çfarë ka makina. Erzeni i tha se po rregullonim një defekt. Koxha pastaj shfryu: “Në djall ti dhe makina”.

Erzeni dhe ai debatuan mes tyre dhe janë shtyrë me duar, por ndërhyra unë dhe u ndanë. Ndërsa largohej, Kujtimi tha: “Do më shikoni mirë nëse vini më këtu”, ka rrëfyer Hani gjatë marrjes në pyetje në Prokurori.

Pas këtij debati, ata janë futur në lokal për të drekuar. “Jemi ulur në dy tavolina, ishim 9 veta. Vetëm pak minuta pasi kemi filluar të hamë, rreth gjysmë ore pas debatit, ka ardhur te dera e lokalit Kujtim Koxha, shkruan Panorama.

Ai bërtiti me të madhe: ‘Do ju bëj gjëmën’ dhe qëlloi me breshëri. Në tavolinë me ne ishte dhe përgjegjësi i Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale, P. Demiri, si dhe kolegë të tjerë. Pasi u largua Kujtim Koxha kanë ardhur banorët e fshatit dhe kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit”, ka deklaruar Astrit Hani për grupin hetimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme