Google ADS

Brnabiq i quan skandaloze deklaratat e ambasadorit Scott për Kosovën

14:24 | 16 Tetor 2018
V. S.

Ana Brnabiq ka reaguar ndaj deklaratave “skandaloze dhe të pabesueshme” nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka reaguar ndaj deklaratave “skandaloze dhe të pabesueshme” nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott se Kosova “nuk është e ashtuquajtur”, por bëhet fjalë për “një shtet të pavarur dhe sovran”.

“Mendoj se një deklaratë e tillë nuk është vetëm e pamenduar në diplomaci por bëhet fjalë edhe për mungesë të respektit ndaj nikoqirit, e sidomos qëndrimit të Qeverisë së Serbisë”, u shpreh ajo para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

“Një deklaratë e tillë nuk duhet të përcillet në asnjë formë”, theksoi Brnabiq. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme