Ndërrimi i shtyllave elektrike i kushtoi me jetë Musa Halilit nga Pupovci i Gjakovës. 51 vjeçari mbeti i vdekur, për shkak se njëri nga punëtorët që po manipulonte me kran, nuk e ka bërë këtë në mënyrën e duhur. Si pasojë, shtylla e drurit e ka goditur në kokë Halilin duke i ka shkaktuar plagë të rënda duke e cuar drejt vdekjes.
Për Musa Halilin nga Pupovci i Gjakovës, e hëna, ishte dita e fundit e punës. Në orët e mëngjesit, ai mori rrugën për në fshatin Banjë të Malishevës, përkatësisht në lagjen Begaj, për të ndërruar disa prej shtyllave elektrike, të cilat ishin të dëmtuara.
Por, ai nuk arriti të përfundonte punën tërësisht. Gjithë kjo pasi që një prej shtyllave të vjetra, i ra në kokë, duke e lënë kështu pa shenja jete 51 vjeçarin.
I ndjeri punonte për kompaninë “Mont Comerc”, derisa për t’i kryer këto punë ishte kontraktuar nga KEDS-i.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi.
Ibrahimi ka treguar se si ka ndodhur i gjithë rasti, derisa thotë se mbi bazën e raportit që do të hartojë inspektori i punës, do të ndërmerren edhe masa ligjore.
“Sipas informative të para nga inspektori i punës, aksidenti ka ndodhë në lagjen Begaj në Banjë të Malishevës. Gjatë punimeve në ndërrimin e shtyllave elektrike, punëtori i cili ka qenë duke e drejtuar kranin me të cilin shtyllat e vjetra kanë pas me i vendos në mjet transportues, nuk arrin të manipulojë mirë me shtyllën dhe e njëjta e godet punëtorin dhe i shkakton plagë vdekjeprurëse”, tha Ibrahimi për Express.
Derisa shton se për detaje të tjera duhet pritur edhe raportin e inspektorit të rastit.
“ Ende jemi në fazën e inspektimit. Inspektori i punës ka qenë në vendin e ngjarjes, prej të cilit i kemi marrë këto informata përpilon raportin dhe konstaton shkakun e aksidentit. Mbi bazën e raportit ndërmerr masat ligjore”, tha Ibrahimi për Express.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha.
Berisha ka bërë të ditur se punëtori ka vdekur në vend, dhe se në shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.
“Informata është marrë rreth orës 16:00 pasdite. Një kompani e kontraktuar nga KEDS-i që merret me montimin e shtyllave të reja të betonit për elektrikë, pasi që i ka montuar shtyllat e reja, duke i zhvendosur shtyllat e drurit ato të vjetrat, me kamion duke e hekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin”, deklaroi Berisha për Express.
Ndryshe, vetëm gjatë këtij viti, numri i personave që kanë humbur jetën në vendin e punës arrin në 18, shifër kjo që në pesë vitet e fundit shkon në 93 viktima./Gazeta Express/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve