Kamioni godet kryqin në rrugën drejt Zveçanit

10:21 | 16 Tetor 2018
V. S.

Një kamion ka goditur kryqin i cili është vendosur në magjistralen afër Zveçanit.

Aksidenti i ndodhur ka shkaktuar dëme materiale në kamionin i cili e ka goditur këtë kryq.

Kryqi i madh është vendosur në këtë rrugë në kohën kur serbët lokalë kishin vendosur barrikada në rrugë duke e mbajtur atë të bllokuar për muaj të tërë, pas ngjarjeve të vitit 2011.

KALLXO.com ka siguruar fotografi në të cilat shihet kamioni i dëmtuar./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme