Patriarku i kishës ortodokse serbe (KOS) Irinej ka deklaruar se “KOS nuk angazhohet për konflikt të ngrirë në Kosovë”, por ka shtuar se KOS nuk është “as për njohje të aktit të kryer të arritur me padrejtësi, agresion, dhunë dhe krime”.
Irinej për gazetën serbe “Novosti” ka vlerësuar se sa i përket Kosovës “nuk duhet të shkohet në zgjidhje të shpejta apo provizore”.
“Nuk mundemi e as nuk guxojmë të japim atë çfarë është me shekuj e jona, e çfarë kurrë në histori nuk i takuar shtetit shqiptar, pa marrë parasysh se është marr me anë të okupimit nga shtetet ndërkombëtare. Ky është qëndrimi unik i Kuvendit të Kryepeshkopisë dhe shumicës së madhe të besimtarëve tanë”, ka thënë patriarku./Insajderi.com/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...