Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët

07:43 | 16 Tetor 2018
V. S.

 Edhe në ditët në vijim parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga 5 deri në 7 gradë Celsius, e maksimalet nga 22 deri në 23 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës, kjo situatë pritet të ndryshojë, ku priten edhe mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave.

Do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike edhe pse do të pësojë rënie të lehtë, mbetet lartë mbi vlera normale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme