Prindër kujdes! Pikat për hundë nuk janë për fëmijë

00:38 | 16 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Prindërit janë dhe personat që gjithmonë duhet të kujdesen për gjendjen shëndetsore në të cilën gjenden fëmijët e tyre. Deri në moshën 12 vjeçare ato duhet të bëjnë shumë kujdes në çdo detaj.

Dëshmitë të cilat konfirmojnë efikasitetin e këtyre ilaçeve janë të kufizuara, ndërkaq pasi që shumica e ftohjeve dhe e infeksioneve virusale respiratore kalojnë për shtatë ditë, mjekët rekomandojnë që problemi me hundën e mbyllur te fëmijët të zgjidhet në mënyrë tjetër.

Fëmijët mesatarisht “i kapin” gjashtë deri në tetë infeksione të këtilla brenda një viti, ndërsa të rriturit dy deri në katër infeksione. Mirëpo studimet e publikuara në Revistën Mjekësore Britanike kanë treguar që edhe pse simptomat janë të pakëndshme, fëmijët nuk mund të marrin frymë siç duhet, pastaj edhe nuk mund të flenë gjumë për shkak të hundës së mbyllur, nuk do të duhej menjëherë t’i përdorni pikat.

 

Edhe pse pikat për hundë nga klasa e dekongjestanteve do ta zgjidhin këtë problem, nuk do të duhej t’i përdorni te fëmijët, sepse nuk janë të sigurta. Në studim theksohet që “ilaçet nga klasa e dekongjestanteve nuk do të duhej t’u përshkruhen fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 12vjeç, sepse dëshmitë për efikasitetin e tyre janë të kufizuara, mirëpo ekzistojnë edhe rreziqe të caktuara”.

 

Mirëpo, tretjet e njelmëta janë krejtësisht të sigurta, edhe pse diç më pak efikase. Kjo do të thotë që fëmijëve mundeni në hundë t’i qitni tretje të njelmët pa kurrfarë rreziku, madje edhe kur është fjala edhe për bebet. Në rastet e tilla tretjet fiziologjike do të ndihmojnë që hunda të pastrohet.

 

Tretja fiziologjike nuk është ilaç, por ujë medicinal “me kripë”, i cili është plotësisht i padëmshëm dhe nuk mund të dëmtojë enët e buta të gjakut as mukozën e hundës, madje edhe nëse në hundë qitet pak më shumë tretje dhe fëmija e përpin, është plotësisht i sigurt. Pikat për hundë as të rriturit nuk do të duhej t’i përdorni pa kontroll.

 

Në sezonin e viruseve ato janë vërtet “aleate” serioze, mirëpo kurrë nuk do të duhej t’i përdorni më shumë se shtatë ditë. Në të kundërtën, kur të ndërpritni përdorimin, simptomat janë në formë të hundës së mbyllur dhe sekrecioni nga hunda do të jetë dukshëm më i keq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme