Man Utd refuzon ofertën nga Mohammed bin Salman për marrjen përsipër të klubit

23:36 | 15 Tetor 2018
Arbresh Info

Manchester United ka refuzuar ofertën prej 3 miliardë funta nga mbreti i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Miliarderi mësohet se është duke kërkuar blerjen e 97 për qind të aksioneve që posedon Glazers për të marrë kontrollin e klubit, transmeton portali arbresh.info.

Por, United ka refuzuar ofertën dhe qysh pasi lajmi është bërë publik, çmimi i aksioneve të klubit është rritur.

United vlente 2.7 miliard mëngjesin e sotëm (e hënë), por janë të nevojshme një shumë madhështore prej 4 miliardë për të bindur pronarin Glazer për shitjen e klubit.

“Djajtë e Kuq” kanë nisur sezonin me shumë vështirësi dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e tetë me vetëm 13 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme