Një gjuajtje me armë zjarri mes Policisë dhe Kosovës dhe disa personave ka ndodhur në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për portalin Arbresh.info ka thënë se disa persona kanë shpërfillur urdhërin e Policisë për t’u ndalur, duke filluar ta godasin veturën e tyre me veturën e policisë.
“Ne kuadër te masave taktiko-operative që policia e rajonit të Prishtines po ndermerr per kapjen e te dyshuarve te implikuar ne veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale brenda rajonit te Prishtines sot rreth ores 21:00 perderisa policet ne rroba civile kane provuar te ndalojne nje veture te dyshuar me tre persona ne lagjen “Arberia” ne Prishtine, te njejtit kane shperfillur urdherat e policise per tu ndalur, duke filluar ta godasin ne vazhdimesi me veturen e tyre veturen e policise ne levizje dhe nje nga ta I ka drejtuar armen policeve te cilet ne ate moment duke vleresuar rrezikun e drejteperdrejt per jeten e tyre kane perdorur armen per te neutralizuar veprimet e rrezikshme te te dyshuarve qe ate moment kane mund te jene fatale per jeten e policeve”, ka thënë ai.
Sipas tij policia ka filluar ndjekjen e të dyshuarve ku edhe është arrestuar një person.
“Nderkohe qe ka vazhduar ndjekja dhe eshte shtuar mbeshtetja policore eshte bere i mundur ndalimi I detyruar I vetures se dyshuar ne lagjen “Perroi I Njelmet” ne Prishtine si dhe kapja dhe arrestimi I dy te dyshuarve te ketij rasti. I dyshuari I trete ka arritur te ike nga vendi I ngjarjes dhe aktualisht eshte ne arrati, porse I njejti eshte I identifikuar dhe eshte ne kerkim policor. Ky I dyshuar I njohur per policine ka qene edhe me heret ne kerkim policor per raste te grabitjes dhe plagosjes te ndodhura kohe me pare. Ne veturen e dyshuar policia ka gjetur dhe sekuestruar Nje revole te kalibrit 7.65 mm me 6 fishek Nje shufer metalike, Nje sasi substance qe dyshohet te jete marihuane, si dhe Disa telefona celular Oficeret policor kane marre lendime trupore pergjate ndjekjes nga goditja e veturave, perderisa deri me tani nuk raportohet per te lenduar nga arma e zjarrit. Operacioni per lokalizimin e vendndodhjes se te dyshuarit te trete eshte duke vazhduar perderisa te arrestuarit konform rekomandimit te prokurorit te shtetit do te procedohen metej ne procedure hetimore”, ka thënë tutje ai.
Detaje të tjera rreth rastit ende nuk dihen.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...