Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka folur së fundmi në lidhje me tradhtinë e bashkëshortit të saj ish-presidentit Bill Clinton me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.
Clinton u është përgjigjur kritikuesve të bashkëshortit të saj duke u shprehur se çështja e bashkëshortit të saj me Lewinsky-n nuk ishte një abuzim i pushtetit, sepse 22-vjeçarja ishte ‘e rritur’ në atë kohë.
Në një intervistë për “CBS Sunday”, Hilary i doli në mbrojtje burrit të saj dhe tha se ajo besonte që Bill Clinton kishte të drejtë të mos e jepte dorëheqjen si president, pas skandalit seksual.
“Absolutisht jo,”- u shpreh Clinton.
“Nuk ishte ky një abuzim i pushtetit?”- pyeti korrespondenti i “CBS”, Tony Dokoupil.
“Jo. Jo”- u përgjigj Clinon duke theksuar edhe një herë se Monica Lewinsky ishte 22-vjeçare në atë kohë dhe konsiderohej një vajzë e rritur për veprimet e saj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...