Mesfushori i Barcelonës dhe Turqisë, Arda Turan mund të dënohet me 12 vite burg pasi thuhet se është përfshirë në një përleshje në një klub nate me një këngëtar të famshëm.
31-vjeçari, që aktualisht është në formë huazimi te skuadra turke Instanbul Basaksehir, ka hedhur poshtë raportet se ka qenë i përfshirë në një zënkë me yllin e popit Berkay Sahin si pasoj e gruas së tij, transmeton portali arbresh.info.
Ai është marrë në pyetje nga policia të enjten e kaluar në lidhje me këtë incident.
Bazuar në ‘Mirror’, Turani hodhi poshtë pretendimet se ka ngacmuar Sahinin dhe që një plumb është shkrepur me pistoletën e tij kur ai më pas shkoi në spital ku Sahini ishte duke marr trajtimin për lëndimin që kishte marrë pas shkrepjes së armës pa dashje derisa ishte duke e futur armën në belin e tij.
Mediat në Turqi kanë publikuar pamjet që kanë ndodhur gjatë këtij incidenti jashtë klubit të natës.
Në një video, Turan shihet duke dal nga klubi derisa përleshja vazhdonte jashtë. Pamjet shfaqin gjithashtu se 31-vjeçari duke hyrë në spital para se të hedh një objekt në një tavolinë.
Gazeta turke ‘Haberturk’ raportoi se dyshja janë përplasur për shkak se Turani kishte bërë gjeste provokative ndaj gruas Ozlem Ada Sahin të këngëtarit./arbresh.info/
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...