Në kuadër të operacionit “Tispol 2018” për rritjen e sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës njofton se brenda një jave janë arrestuar në flagrancë 27 shoferë si dhe janë pezulluar 124 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.
Gjithashtu janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Krahas masave për garantimin e sigurisë rrugore, shërbimin e drejtpërdrejt për rregullimin e trafikut si dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e aktiviteteve masive, Rrugorët e Kryeqytetit, janë angazhuar maksimalisht edhe me zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “Tispol 2018” për kontrollin e dokumentacionit të kursantëve, instruktorët dhe mjeteve Autoshkolla në territorin e kryeqytetit nga data 12-14 Tetor 2018, si dhe Planin e Masave për kontrollin dhe verifikimin e përdorimit të alkoolit dhe shpejtësisë së lëvizjes përgjatë gjithë javës dhe me shërbime të shtuara përgjatë fundjavës.
Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara në funksion të detyrimeve ligjore që ka shërbimi i Policisë Rrugore si dhe në zbatim të Planeve Operacionale të ndjekura gjatë javë janë konstatuar dhe:
Policia Rrugore , Ju uron suksese të gjithë stafit Akademik Universitar dhe veçanërisht studentëve si dhe apelon për më shumë përgjegjësi gjatë përdorimit të mjeteve rrugore, kryesisht në qendrat e banuara, vendkalimet e këmbësorëve dhe oraret e pikut të trafikut.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...