Google ADS

Gjendet i varur në litar një person në Krushë të Madhe

18:53 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Një person është gjetur i varur në litar sot në Krushë të Madhe të Rahovecit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:20.

“Me datë 15.10.2018 në ora 11:17, policia në Rahovec ka marr informacion për një rast në fshatin me Krushë e Madhe. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku në perigeri të fshatit kanë gjetur të varur në litar personin R.G , M/kosovar/shqiptar i lindur, 1978. Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar nga QMF- Krushë e Madhe”, ka bërë të ditur Podrimaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pa jetë iu është kthyer familjarëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme