Xherdan Shaqiri ka nënshkruar me Liverpoolin verën e kaluar nga Stoke City për një tarifë rreth 14 milionë funta.
Ylli kosovar ka qenë një anëtar kryesor te skuadra e Stoke Cityt gjatë tri viteve të tij qëndrim, transmeton portali arbresh.info. Brenda 92 ndeshjeve, Shaqiri ka shënuar 15 gola dhe ka krijuar 15 asistime te Stoke.
Megjithatë, qysh pas transferimit në Anfield, koha e tij në fushë ka qenë dukshëm e limituar.
Reprezentuesi i Zvicrës ka bërë vetëm katër paraqitje në Premierë Ligë deri tani këtë sezon te Liverpooli.
Tri prej tyre kanë ardhur si një zëvendësues gjatë ndeshjes, ndërsa në njërën ishte startues por u largua qysh pas përfundimit të pjesës së parë.
Shaqiri po ashtu luajti pesë minuta si zëvendësues te Liverpooli në Ligë të Kampionëve, ndërsa luajti për plotë 90 minuta në takimin kundër Chelseat në kuadër të ‘League Cup’.
“Kam vendosur të transferohem në Liverpoolit duke qenë plotësisht në dijeni se do të kem një kohë më të vështirë”
Xherdan Shaqiri ka folur për kohën e tij në Liverpool deri tani duke pretenduar se ka pritur që nuk do të jetë shumë pjesë e skuadrës te Liverpooli, transmeton portali arbresh.info.
Sa i përket kohës së tij në Liverpool deri tani, Shaqiri deklaroi:
“Ju nuk duhet të më mbani mua të lumtur”
“Procesi ka shkuar shumë mirë për mua deri tani. Sigurisht, çdo lojtar profesional dëshiron të luaj. Edhe unë dua gjithashtu, por ka shumë ndeshje që do të vijnë”
“Mbi të gjitha, ju duhet të shikoni dhe të jeni në dijeni se çfarë është kryer në Liverpool së fundmi. Shumë njerëz kanë bërë një punë të mirë”
“Kjo është arsyeja pse gjithçka nuk ka ndryshuar brenda natës për të keq”
“Ajo që është duke ndodhur është pikërisht ajo që kam pritur. Unë jam transferuar në Liverpool plotësisht në dijeni që do të kem një kohë të vështirë në një klub të këtij qëndrimi sesa për shembull te klubet e tjera që janë përpjekur për të më ndihmuar mua”
27-vjeçari ka bërë vetëm një asistim deri tani në Premierë Ligë./arbresh.info/
Blinken synon të vazhdojë punën për përfundimin e konfliktev...
Osmani ndan fotografi nga diskutimet me liderë në samitin e ...
Bisedë e gjatë mes tyre, çka po i mundon Rovenën dhe Mevlani...
Çfarë ushqimesh duhet të hani kur keni sheqer të ulët në gja...
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...
Burimi përfshihet nga paniku dhe ndihet i rrezikuar nga zarf...