Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka konfirmuar ndryshimet në dy ministri me të cilat udhëheq AKR.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli ka thënë se i ka dërkuar kërkesë kryeministrit Ramush Haradinaj për të emëruar Fatmir Matoshin, Minsitër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Ekrem Mustafa, Ministër të Punëve të Brendshme.
Ai ka falënderuar ish-ministrin Bejtush Gashi për kontributin e tij duke treguar që do të marrë një ëprgjegjegjësi të rëndësishme institucionale.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të riorganizimit të përgjegjësive institucionale, sot me propozimin tim si president i AKR-së, i kam adresuar Kryeministrit të Kosovës z .Ramush Haradinaj një kerkesë për të emëruar z.Fatmir Matoshi, Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe z. Ekrem Mustafa, Ministër të Punëve të Brendshme.
Dua të falendëroj për kontributin e tij të deritashëm z.Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...