Toni Kroos ka shtuar presionin në rritje ndaj trajneri të Real Madridit, Julen Lopeteguit.
Mesfushori ka kritikuar ish trajnerin e Spanjës për taktikat e shfrytëzuara deri tani, transmeton portali arbresh.info. Kroos ka theksuar se ai mendon se është duke luajtur në një pozitë shumë të thellë për momentin.
“Është një sfidë për të ndryshuar plotësisht situatën”, ka thënë Kroos për ‘Standard Sport’.
“Ne e kemi shfaqur se mund ta bëjmë këtë. Ne gjithmonë kemi pasur faza si kjo. Nuk më shqetëson mua”
“Mua më pëlqen të luaj më thellë, por unë nuk jam Casemiro”
Real Madridi është në mungesë të fitores në katër ndeshjet e fundit dhe nuk ka arritur të realizojë asnjë gol mbi gjashtë orë lojë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...