Google ADS

Rritet numri i viktimave nga të reshurat e shiut në Francë

16:22 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info
Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga reshjet e shiut në Francë.

Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut në jug-perëndim të Francës, është rritur numri i viktimave që kanë humbur jetën në 13, kanë raportuar zyrtarët francezë.

Ekipet e shpëtimit me gjashtë helikopterë janë përpjekur që t’i shpëtojnë njerëzit që kishin hipur përmbi çatitë e shtëpive, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ndër zonat më të prekura janë fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku uji arriti nivelin e dritareve të katit të parë të shtëpive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme