Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të votohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në mungesë të kuorumit.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.
Nitaj ka shkruar në Facebook se është për keqardhje që nuk ka kaluar ky projektligj, duke i fajësuar kështu LDK’në e Vetëvendosjen, e duke i krahasuar këto dy parti me Listën Srpska.
“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së! Natyrisht votimin e Listës Serbe as që e kemi pritur”, ka shkruar Nitaj.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...