5 gabimet që ju bëjnë të ndiheni më pak tërheqëse

12:48 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Një karakter tërheqës, i bukur dhe interesant nuk është gjithmonë i thjeshtë për tu përvetësuar. Por ka disa mënyra që dhe në qoftë se nuk jeni shumë komunikues për të shfaqur pjesën tuaj të veçantë atëherë mund të rregulloni këto detaje të vogla:

1- Mënyra e prezantimit: Mos bëni gabimin t’i jepni dorën të gjithëve dhe të uleni pa thënë asnjë fjalë. Mundohuni që gjithmonë të keni diçka për të pyetur apo për të folur pak më shumë.

2-Kur harroni emrat: Eh na ndodh të gjithëve ndonjëherë! Por kjo nuk do të thotë që të rrini pa folur dhe ta tregoni me patjetër që nuk e mbani mënd dikë. Kur prezantoheni me dikë duhet fillimisht ta thoni emrin e tij/ e saj shumë shpesh dhe kështu nuk do të mund ta harroni në takimet e radhës.

3-Mos flisni më shumë se sa duhet: në qoftë se në pikat e mësipërme folëm për të komunikuarit me të gjithë, gjithçka ka një limit. Askujt nuk I intereson të dijë çdo gjë për jetën tuaj apo çdo mendim tuajin. Kështu që mësoni kur duhet të ndaloni.

4-E folura me zë të ulët: është një nga treguesit kryesor që nuk keni vetëbesim dhe si rrjedhojë personi tjetër nuk tërhiqet që t’ju dëgjojë me vëmendje dhe t’ju ndjekë. Në qoftë se nuk jeni të sigurte për atë që duhet të thoni atëherë mos e thoni fare. Flisni për ngjarje në të cilat keni siguri.

5-Përgjigjet e shkurtra: Thamë që nuk duhet të flasim shumë, por dhe përgjigjet e shkurtra me Po dhe JO nuk lënë shumë vend për një bashkëbisedim. Në qoftë se nuk doni të flisni shumë për veten atëherë bëni pyetje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme