Rregullat që duhet të ndiqni kur dhuroni një buqetë me lule

11:44 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

• Nuk dhurohen dhe nuk mbahen në shtëpi lule artificiale, sado imitim i përsosur i luleve natyrale të jenë. Është diçka e papëlqyeshme.
• Me pak përpjekje dhe fantazi, sidomos gjatë stinëve të nxehta, mund të ofrohen lule fushe ose lule të rralla, për të mos blerë vazhdimisht të njëjtët karafila apo trëndafila.
• Duhen shmangur lulet shumë të mëdha si gladiolat, pasi mund të mos pëlqehen prej atyre që ua dhurojmë, dhe transportohen me vështirësi. Zakonisht lule të tilla dërgohen me anë të një komisionari. Që të gjitha lulet janë të bukura, por një njeri delikat parapëlqen lule delikate, si vjollcat, margaritat etj.
• Lulet zakonisht jepen pa ambalazhim me të cilin i kemi blerë, me përjashtim të rastit kur ky është “shumë i bukur”. Ambalazhin mund ta lëmë kur është menduar posaçërisht për të nxjerrë në pah një motiv lulesh.
• Zakonisht, te ne, dhurohen lule me numër tek. Ajo që e merr dhuratën, e plotëson buqetën (duke u bërë çift).
• Kur një çift shkon për vizitë diku, është zotëria ai që ia ofron lulet zonjës së shtëpisë.
• Lulet nuk refuzohen në asnjë situatë. Mos imitoni gjestin e shëmtuar të aktorëve të telenovelave që refuzojnë një buqetë të mrekullueshme me lule

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme