Google ADS

Të dashuruar pas gjumit? Kjo lidhje duhet të përfundoj menjëherë

11:30 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Ka disa persona shumë aktiv, që zgjohen që në orët e para të mëngjesit, dalin për të vrapuar po dhe për të bërë ushtrime në shtëpi. Për disa të tjerë kjo gjë është thjesht e pamundur pasi gjumi, në çdo kohë është shumë herë një “aktivitet” më i mirë. Lajm I keq për të gjithë gjumashët është se ai ju shkakton probleme me shëndetin. P.sh: Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës: Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara. Shkakton probleme me peshën: Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori. Mund të sëmureni nga diabeti: Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit. Truri nuk funksionon më si më parë: Nëse keni probleme me përqendrimin, atëherë ka mundësi që po flini më shumë se 8 orë në ditë. Fjetja e tepërt plak trurin sipas studimeve të fundit. Rrezikoni vdekje të parakohshme Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete. Ndryshime me humorin:

Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme